33.8 C
Skopje

20 vjet BDI/Ahmeti: Nuk ka forcë që rrënon BDI-në, themelet i ka tek gjaku i sakrificave

Në intervistën e realizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të subjektit që ai drejton, Ali Ahmeti ka potencuar se themelet e Bashkimit Demokratik për Integrim janë të ndërtuara nga gjaku i sakrificave dhe nga kontributi i shumë brezave që kanë investuar dhe punuar për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Këto sipas tij janë shtyllat e forta që ruajnë të pamposhtur kalanë e BDI-së dhe përderisa ndiqet ai ideal subjekti më i madh politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut vetëm se do të çelikoset më tepër.

“Nuk ka asnjë forcë qoftë e brendshme, qoftë e jashtme që mund të rrënoj e demolojë BDI-në sepse themelet i ka tek gjaku i sakrificave, themelet i ka tek gjeneratat të cilat kanë investuar dhe kanë punuar që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe me dinjitet. BDI dita ditës veç që çelikoset”. – ka deklaruar kreu i BDI-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare Ali Ahmeti.

Marketing