33.8 C
Skopje

Gençovska për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë i kryesuar nga Ministrja, Teodora Gençovska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga MPJ.

Vizita realizohet me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Dhe është në funksion të dialogut ndërmjet dy ministrive për adresimin e çështjeve të hapura bilaterale, në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, si dhe çështjet lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Marketing