Grubi: BDI kafshatë që nuk kapërdihet

0
108

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të BDI-së në Tetovë po zhvillohet koncerti spektakolar me yjet e estradës muzikore: Tayna, Ghetto, Nora Istrefi, Lumi B, Kida, dhe S4MM.

Duke komentuar masovitetin në koncertin e sotëm dhe atmosferën fantastike, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka faleminderuar publikun për pjesëmarrjen në koncert dhe festën e merituar të të arriturave të shumta në dy dekadat e ekzistencës së BDI-së duke e ka cilësuar “Tetovën madhështore, ndërsa BDI-në kafshatë që nuk kapërdihet”.

Në vazhdim postimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi:

“Tetova është madhështore ❤️, e BDI është kafshatë që nuk kapërdihet.

Ju faleminderit që dini ti gëzoheni dy dekadave të të arriturave tuaja, ju jeni më të mirët, ju dua shumë 🙏

Ju jeni pjesë e festës, 20 vjet bashkë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here