Grubi: Festoi rinia që sot është e barabartë dhe nuk ia ndal kush gëzimin dhe krenarinë

0
61

Zëvendëskryeministri  i parë Artan Grubi ka shprehur përmes një postimi impresionet e tij për festën e mbrëmshme në Sheshin Skenderbeu Shkup duke thënë se atë e shijuan në maksimum të pranishmit dhe pret që e njejta të ndodh edhe në Tetovë.

Grubi theksoi mes tjerash se po feston rinia që sot është e barabartë dhe nuk ia ndal kush gëzimin dhe krenarinë të fituar me shumë mund e sakrificë.

Në vazhdimi postimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi:

Shkupi shijoi në maksimum atmosferën fantastike që mbrëmë në Sheshin Skenderbeu e krijuan Dafina, Ledri, Three Dots dhe Bardhi me rastin e përvjetorit të 20-të të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Festoi rinia që sot është e barabartë dhe nuk ia ndal kush gëzimin dhe krenarinë të fituar me shumë mund e sakrificë.

Le ta vazhdojmë sot festën bashkë në ora 20:30 në Sheshin Iliria në Tetovë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here