Shtrenjtohen biletat e autobusëve ndër-urban në Maqedoninë e Veriut

0
68

Rritja e çmimit të derivateve që vijoi pasi Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat antikrizë, u reflektua edhe ndaj biletave ndër-urbane te disa transportues të relacionit Tetovë – Shkup, Gostivar – Tetovë si dhe Gostivar – Shkup, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Udhëtarët që udhëtojnë nga Tetova në Shkup me linjën e autobusëve të Euro – turistit – Gostivar prej dje në vend se 160 denarë, paguajnë 190 denarë për një biletë. Relacioni Gostivar – Shkup më herët ka qenë 250 denarë, ndërsa nga sot kushton 300 denarë.

“Ne jemi të detyruar t’i shtrenjtojmë biletat për shkak të rritjes së çmimit të derivateve, që ditëve të kaluara janë shtrenjtuar për pothuajse 10 përqind”, thonë për Metanga Euro Turist Gostivar.

Tani për tani, Euro Turisti është transportuesi i vetëm që ka shtrenjtuar biletat, nga stacioni i autobusëve në Tetovë thonë se, të gjithë transportuesit veprojnë në mënyrë të ndryshme në lidhje me çmimet e biletave.

“Siç ka ndodhë edhe më herët, transportuesit privat vet vendosin kur dhe për sa t’i shtrenjtojnë biletat për linjat ndërurbane”, thonë nga Stacioni i autobusëve Tetovë.

Rritja e çmimeve ndikon në mënyrë direkte dhe negative ndaj gjendjes financirare të studentëve.

“Tani çmimi i biletës për në Shkup dhe në kthim është dyfish nga para rritjes së parë, që do të thotë nëse më herët kemi shkuar dhe jemi kthyer për 240 denarë, nga sot ajo kushton 380 denarë. Kjo me të vërtetë nuk është e drejtë ndaj studentëve që çdo ditë udhëtojnë në kryeqytet”, deklaroi një studente për Meta-n.

Një tjetër studente tha se, edhe pse tani bëhet fjalë vetëm për një transportues, të tjerët do të ndjekin shembullin e tij.

“Mendoj se, nëse bëj përllogaritje për të hollat që i jap për transport do të mund të marr një banesë me qira dhe të zhvendosem në Shkup. Nuk e di çfarë mund të themi më shumë, situata po del jashtë kontrollit dhe nuk do të më habiste edhe të tjerët të veprojnë njësoj”, tha ajo.

Paraprakisht, nga 15 shkurti, u shtrenjtuan çmimet e biletave të autobusëve për linjat ndër-urbane në Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar shqetësim serioz te studentët, punëtorët e gjithë qytetarët që janë shfrytëzues të transportit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here