23.8 C
Skopje

Edi, Dritani dhe Artani krah njëri tjetrit, mungon vetëm Albini

Para hapjes së samitit të “Open Balkan” në Ohër, Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi është vendosur në anën e djathtë të rendit të parë, gjegjësisht në afërsi të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë fotografi mungon vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq në anën e majtë shihet kryeministri Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryesuesi me Këshillin e ministrave të BiH, Zoran Tegeltia. I pyetur nga TV21 nëse kjo është rastësi, Grubi, Abazoviq dhe Rama e kthyen me buzëqeshje.

Marketing