28.8 C
Skopje

Eksplodim me tritol në lokalin e Noizyt

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme tek lokali i reperit Noizy.

Sasia e lëndës eksplozive sipas policisë ka shpërthyer në butik ndërkohë pamjet tregojnë se dëmtimet janë shkaktuar edhe në lokalin e kati të dytë, ‘Rigels Shisha Lounge’.

Nga dëshmitë e fqinjëve, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka shkatërruar edhe banesat e bizneset e tyre aty pranë, ndërsa ka shkaktuar edhe shumë panik për banorët.

Sipas policisë, dyqanin ne katin e parë e kishte me qira babai i reperit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:24 të mëngjesit të sotëm./oranews

Marketing