23.8 C
Skopje

Escobar: SHBA nuk e sheh Ballkanin Perëndimor nga problemet e viteve ’99! Mbështesim çdo nismë për zhvillim

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër, përmes një video-lidhje të drejtpërdrejt nga Sarajeva është shprehur se SHBA-të e përkrahin çdo nismë rajonale që promovon bashkëpunim ekonomik dhe promovon paqe mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë, shkruan TV21.

“Dua ta filloj duke thënë se për SHBA-në, ne nuk e shohim Ballkanin Perëndimorë në këndvështrimin e problemeve të viteve 1999, e shohim nga prizmi i mundësive të shekullit 21, dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimorë janë të mëdha”, tha Escobar.

Escobar tha se kjo nismë duhet të shërbej që vendet të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Dua të them se SHBA-ja e përkrah “Ballkanin e Hapur”, por mbështetja jonë është e bazuar në shumë gjëra, fillimisht duhet të jetë jo vetëm për bashkëpunim rajonal në ekonomi, por edhe për bashkëpunim dhe integrim në strukturën më të gjere evropiane”, tha mes tjerash Escobar.

Escobar tha se Uashington mbështet edhe iniciativat tjera që shërbejnë për zhvillim ekonomik.

“Tashmë ka shumë iniciativa që krijojnë integrim ekonomik, Ballkani i Hapur është veç njëri prej tyre. Ne përkrahim të gjitha, të gjitha iniciativat ekonomike që e e afrojnë rajonin dhe promovojnë paqe dhe bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Escobar.

Marketing