Escobar sot merr pjesë virtualisht në samitin e Ballkanit të Hapur

0
67

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, do të marrin pjesë sot në ditën e dytë të samitit të Ballkanit të Hapur.

Varhelyi ka njoftuar se do të shkojë në Ohër për të marrë pjesë, ndërsa Escobar do t’i bashkohet samitit virtualisht.

Samiti sot ka nisur nga ora 10:00.

Escobar nuk është i vetmi zyrtar amerikan që po merr pjesë në këtë nismë. Në ditën e parë të këtij samiti shkoi edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Shkuarjen e tij në Ohër e bëri të ditur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili në fotografitë e publikuara është parë nën shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe të ambasadorit Hill.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se edhe Mali i Zi iu bashkua zyrtarisht kësaj nisme, por këtë e ka mohuar sot Abazoviq.

“Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, qëndrimin ndaj një nisme rajonale, në mënyrë që në fund të fundit të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë”, tha Abazoviq përmes një postimi në kanalin e tij në rrjetin social, Telegram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here