Rama në Ohër: Ballkani i Hapur, një domosdoshmëri më e madhe se para fillimit të luftës në Ukrainë

0
102

Sot zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samiti  u shpreh se pas luftës në Ukrainë kjo nismë tani është një domosdomshëri.

“Ne flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se mund të kemi më shumë probleme sesa arsye për t’u bashkuar. Dua të kujtoj se mblidhemi sot për herë të parë pas luftës në Ukrainë dhe dua t’u them të gjithëve, lufta në Ukraina e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se para se lufta të fillonte. Mbrëmë pata kënaqësinë të takoja ambasadorin Chris Hill, veteran i diplomacisë amerikane dhe njohës i thellë i rajonit që ka shërbyer në Tiranë në kohët dramatike të transferimit dhe sot shërben në Beograd. Besoj se ambasadori me praninë e tij këtu është një nga të domosdoshmit dhe është këtu për ta mbështetur. Për mua është inkurajuese, ndërkohë që jam shumë i lumtur që sot këtu me ne janë edhe kryeministri i Malit të Zi dhe kryeministri i Bonjës, si dhe dy miqtë të rëndësishëm dhe partnerë të rrugëtimit tonë Komisioneri Varhely dhe Gabriel Escobar, që është i pranishëm përmes ekranit. Përtej të gjithë miqve, Ballkani është i rëndësishëm për njerëzit tanë, hapësirën e përbashkët ku nesër fëmijët do të marrin në duar fatin e duarve tonë”, tha Rama./albeu.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here