22.8 C
Skopje

Vuçiç: ‘Serbia do ndihmojë Shqipërinë me helikopterë në luftën ndaj zjarreve’!

Ohër, 08.06.2022 – Serbia do ndihmojë Shqipërinë me helikopterë në luftën ndaj zjarreve’! Kështu u shpreh Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë konferencës së zhvilluar në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.

Vuçiç tha se do të ndihmojë edhe Maqedoninë e Veriut duke shtuar se edhe ai pret ndihmë nga ana e këtyre shteteve.

“A do ndihmojmë fqinjët dhe a do na ndihmojmë ne? Ne presim helikopterët plotësuese që kemi blerë për shuarjen e zjarreve. Do kemi verë të nxhetë dhe do jemi të përgatitur për çdo gjë që të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në çdo kohë. Ne presim nga ata në disa sfera të tjera.

Kush më shpejt dhe më lehtë mund ta bëjë nëse nuk e bëjmë ne që jemi afër njëri-tjetrit. Kemi dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha” – tha Vuçiq.

Marketing