Olaf Scholz të shtunën në Shkup dhe Sofje

0
63

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Maqedoninë të shtunën në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.

Scholz do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Shkup dhe janë planifikuar bisedime plenare ndërmjet dy delegacioneve. Kovaçevski dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga Shkupi, kancelarja gjermane niset për në Sofje për takime me kryesinë shtetërore bullgare.

Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare për integrimet evropiane të Maqedonisë, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.

Scholz më parë do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në kuadër të turneut të tij ballkanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here