23.8 C
Skopje

Vazhdon debati i komisionit parlamentar për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues

Nga gjithsej nëntë kandidatë për gjyqtarë kushtetues, të propozuar nga LSDM dhe VMRO-DPMNE, Komisioni deri më tani ka pranuar propozimin e shumicës qeverisëse në parlament që Fatmir Skënderi të jetë gjyqtari i ri kushtetues dhe duhet të vendosë për edhe tetë gjyqtarë të propozuar.

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot duhet të vazhdojë debatin për përcaktimin e kandidatëve të propozuar për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për momentin, komisioni ka pranuar propozimin e mazhorancës në Kuvend që Fatmir Skënderi të jetë gjyqtari i ri kushtetues dhe duhet të emërohen edhe tetë gjyqtarë të tjerë.

Pas zgjedhjes së Fatmir Skënderit për gjyqtar kushtetues, deputetët e Komisionit debatuan për kandidaten për gjyqtare kushtetuese të propozuar nga VMRO-DPMNE, profesoren universitare Rodna Zhivkovska, por propozimi ende nuk është miratuar.

Marketing