28.8 C
Skopje

Rama quan VMRO-në histerike: Jeni për të qeshur e për të qarë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me shakanë e tij që e bëri në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të cilët pati reagime të mëdha, sidomos nga VMRO DPMNE.

Rama në një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.

Marketing