23.8 C
Skopje

Sela fajëson Taravarin për rënien katastrofale të ASH-së në sondazhe?!

Koalicioni në zgjedhjet lokale me VMRO-DPMNE-në dhe partitë e tjera maqedonase në mënyrë të hapur në rrethin e dytë sollën rezultate katastrofale për Aleancën e Ziadin Selës.

Kumbarë i koalicionit me VMRO-në doli të jetë Arben Taravari i cili insistoi në këtë koalicion për ti fituar votat e atyre që sulmuan Selën më 27 prill me të vetmin qëllim mbajtjen e tij në komunën e Gostivarit.

Nëse koalicioni solli fat Taravarit, i solli keq partisë së udhëhequr nga Sela sepse nga ajo ditë, në çdo sondazh e matje të realizuar partia e Selës shkon duke rënë poshtë e më poshtë.

Për çdo ditë të rinjtë po edhe moshatarët e tjerë shqiptarë nga Maqedonia humbin besimin në ASH-në e cila vazhdon edhe më tutje koalicionimin me VMRO-në dhe Levicën në Kuvendin e Maqedonisë, me të vetmin qëllim ardhjen e VMRO-së në pushtet.

Rënia e vazhdueshme nëpër sondazhe ka prishur qetësinë Brenda partisë, është lideri i ASH-së, Ziadin Sela ai i cili fajëson nënkryetarin Arben Taravari për këtë trajektore të partisë.

Marketing