204 amendamente të parashtruara për rebalancin e Buxhetit

0
95

Gjithsej 204 amendamente janë dorëzuar për rebalancin e Buxhetit, për të cilin sot nis debati në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet.

Opozitarja VMRO-DPMNE ka dorëzuar 174 amendamente, Aleanca për Shqiptarët 28, ndërsa LSDM në pushtet dy amendamente.

Amendament është paralajmëruar edhe nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë, e cila kërkon në buxhetin plotësues të parashikohen para për rritjen e pagave në sektorin publik për 2.806 denarë neto. Një amendament me përmbajtje të tillë ka propozuar edhe VMRO-DPMNE.

“Me kërkesë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë kemi dorëzuar edhe një amendament për mbështetje financiare për punëtorët në sektorin privat. Propozimi është që ata që marrin pagë nga 18.000 deri në 21.000 tre muaj të marrin 3.000 ndihmë financiare, ndërsa ata që marrin pagë nga 21.000 deri në 24.000, të marrin 2.000 denarë për tre muaj. Shpresoj se të gjitha grupet parlamentare do t’i mbështesin të dy amendamentet, gjegjësisht ndihmën financiare për të punësuarit në sektorin publik dhe privat – tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here