33.8 C
Skopje

Shpallet thirrje publike për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter- mund të aplikoni online

Qyteti i Shkupit shpalli thirrjen publike për subvencionimin blerjeve të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje për vitin 2022, dhe qytetarët mund të aplikojnë online.

Në thirrjen publike mund të aplikojnë personat të cilët kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 01.01.2022 dhe janë banorë të qytetit të Shkupit (komunat Gazi Babë, Aerodrom, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj) dhe të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara.

Thirrja do të jetë e hapur deri më datë 01.11.2022 ose deri në ditën e shterimi të mjeteve. Thirrja publike do të realizohet sipas renditjes së aplikimit, gjegjësisht sipas datës dhe orës së aplikimit dhe pas dërgimit të konfirmimit për stufën e dorëzuar.

Sipas kushteve të thirrjes publike, për të përfituar subvencione për inverterë, qytetarët do të duhet të dorëzojnë vullnetarisht dhe pa pagesë stufat ekzistuese për dru, thëngjill, naftë apo naftë. Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në shumën neto jo më shumë se 62.000 denarë.Në Thirrjen Publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë banorët (amvisëritë) që kanë objekt banimi me ngrohje qendrore, pavarësisht nëse e përdorin atë, si dhe personat që kanë marrë më parë subvencione për blerjen e stufave me pelet apo inverter.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim online gjendet në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk, kurse aplikimi bëhet nëpërmjet platformës – uslugi.skopje.gov.mkNë Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2022 janë parashikmuar 24 milionë denarë për këtë qëllim.Më shumë informacione për Thirrjen publike në gjuhën maqedonase në link-un – https://skopje.gov.mk/mk/apliciraj/subvencii/ Më shumë informacione për Thirrjen publike në gjuhën shqipe në link-un– https://skopje.gov.mk/sq/apliciraj/subvencii/Aplikoni në – uslugi.skopje.gov.mk.

Këto subvencione janë pjesë e masave që Qyteti i Shkupit i ka parashikuar në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin e veprimit të Strategjisë për ndryshime klimatike të qytetit. Sipas studimeve të shumta për cilësinë e ajrit në Shkup, pjesëmarrjen më të madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 e ka ngrohja e banesave që nuk kanë ngrohje qendrore. Kjo ndodh, para së gjithash, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së dobët të drurit, mënyrës së ruajtjes së tij dhe përdorimit të stufave të vjetra, të amortizuara dhe me defekte teknike. Kondicionerët inverter për ngrohje janë ekonomikë, ekologjikë, nuk përdorin lëndë djegëse fosile dhe në të njëjtën kohë janë efikas në ngrohjen e shtëpive.

Marketing