Hoti: VV-ja ndërtoi kauza me të cilat mashtroi popullin

0
161

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur në lidhje me pagën minimale dhe rritjen e çmimeve.

“Qeveria që është tash në krye të institucioneve ka pasë kauzë që do ta vendosë reciprocitetin për çështje javësh ndaj Serbisë, kom desh vetëm ta qartësoj, ky vend është kthyer në vend të parë, dhe akterët kryesor të kësaj partie kanë qenë të zëshëm për ta ndaluar importin nga Serbia”, është shprehur Hoti në Klan Kosova.

Hoti ka folur edhe në lidhje me pagën minimale, i cili theksoi se duhet të rishikohet.

“Për të ruajtur statusin, në bazë të formulave, është një formulë që llogaritet paga minimale, të rishikohet paga minimale, ku ndryshon, siç është në këtë rast, problemi është më i thellë, tri katër muajt e fundit kemi pasur çmime enorme, kjo pak është të çmimet e brendshme që kanë shkaktuar. Buka vaji sheqeri, mishi e tjera, që familja konsumon, këto produkte janë rritur për 50 për qind e 100 për qind, e kjo qeveri nuk është marrë fare”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here