Kufizohen sërish marzhet për bukën, vajin, sheqerin, orizin, makaronat dhe qumështin

0
100

Buka e bardhë, vaji i lulediellit, sheqeri do të kenë një marzhë të kufizuar tregtare prej 5 % në shitje me shumicë dhe 5 % për shitje në pakicë. Ky është vendimi i ri i Qeverisë, i cili do të fillojë të zbatohet nga nesër deri më 30 Shtator të këtij viti.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë, për miellin e bardhë të grurit, makaronat, orizin e bardhë dhe qumëshin është përcaktuar marzhë tregtare prej 10 % në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë prezantimit të masave të reja deklaroi se është vendosur që të mos përllogariten shpenzime operative dhe të mos aprovohet rabat dhe kompensime që tregtari me pakicë arkëton nga tregtari me shumicë edhe atë për reklamim dhe për ekspozimin e mallrave në rafte, respektivisht dollape (pozicione primare dhe sekondare).

Ai shtoi se nuk do të ketë kosto shtesë për prodhuesit dhe importuesit e ushqimeve bazë.

Sipas Bekteshit, çmimet e energjisë elektrike për kompanitë kanë qenë të njëjta që nga fillimi i vitit.

Nga fillimi i këtij muaji kanë pushuar së zbatuari masat antikrizë për kufizimin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pas çka pasoi rritje e çmimeve të ushqimeve.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e ushqimeve në maj të këtij viti ishin 17 për qind më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar, edhe atë përderisa kufizimet ishin në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here