Shkëndija kundër kampionit armen Ararat, Akademija Pandev kundër Legia Gdansk në Ligën e Konferencës

0
115

Pasi Shkupi njohu kundërshtarin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, kundërshtarët e tyre në Ligën e Konferencave sot i morën vesh edhe Akademija Pandev dhe Shkëndija.

Vicekampioni i Maqedonisë së Veriut, Akademija Pandev do të luajë kundër Legia Gdansk, ndërsa Shkëndija kundër kampionit armen, Ararat. Akademija Pandev për të cilën kjo është pjesëmarrja e dytë në kompeticionet europiane të futbollit ka marrë mesa duket kundërshtarin më të fortë të mundshëm nga grupi i bartësve.

As Shkëndija s’kishte fat pasi nga shumë kundërshtarët më të dobët të mundshëm, ata morrëm më të fortin. Ararat është skuadër që ka treguar paraqitje të mira kundër ekipeve të forta, prandaj Shkëndija do të duhet të luajë në nivel të lartë nëse dëshiron që të plasohet në fazën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here