Skuadra e Lincoln nga Gjibraltari është rivali i Shkupit në xhiron e parë të kualifikimeve për Champions League. Kështu vendosi shorti i sotëm në selinë e UEFA-s në Nion.
Ndeshja e parë do të luhet më 5 ose 6 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit më 12 ose 13 korrik.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi në Shkup.
Skuadra nga Çairi është favorit në përballjen me Lincoln, i cili ishte kundërshtari më i dëshiruar nga rivalët e mundshëm në grupin e tretë.