Kontesti Shkup-Sofje, Michel: Shumë shpejtë do të kemi zhvillime pozitive

0
120

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel në konferencën e përbashkët me presidentin Stevo Pendarovski tha se bisedimet për aderim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të nisin sa më parë, përcjell TV21. Michel tha se është i bindur se së shpejti do të ketë zhvillime pozitive në zgjidhjen e kontestit bilateral mes Shkupit dhe Sofjes.

“Rreth Maqedonisë së Veriut, do të dërgojë një mesazh të qartë se BE është fuqishëm e përkushtuar në hyrjen tuaj në BE. Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë të nisin sa më parë, ky është prioritet kryesorë dhe i mbështesim të gjitha përpjekjet që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranuar për çështjen e hapur bilaterale me Bullgarinë. Unë me të vërtetë jam i përfshirë në këtë bashkë me Francën dhe BE-në që të ndihmoj që të lëviz ky proces para dhe jam i bindur se do të kemi zhvillim pozitiv shumë shpejtë”, deklaroi mes tjerash Michel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here