22.8 C
Skopje

“PFD”, Grubi: Nuk jemi lodhur, jemi të frymëzuar, do ta tejkalojmë çdo pengesë për t’u integruar në BE

Zëvendëskeyeministri i parë, Artan Grubi nga “Prespa Forum Dialogue” që për të dytin vit me rradhë po organizohet në Maqedoninë e Veriut tha se qytetarët po as udhëheqësit e institucioneve nuk janë as të lodhur e as dëshpëruar nga insistimi i tyre në rrugën për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai tha se ky rrugëtim i ka frymëzuar të gjithë dhe tha se RMV-ja do ti tejkalojë të gjitha pengesat.

“Nuk jemi lodhur, nuk jemi të dëshpëruar, nuk do të ngrejmë dorë, përkundrazi jemi të frymëzuar që të tejkalojmë këtë pengesë dhe bashkë me fqinjët e Ballkanit Perëndimor të shohin veten të ankoruar në portin e BE-së. Por, ky ankorim duhet të jetë dinjitoz, me respekt të plotë për përcaktimet identitare, kulturore dhe gjuhësore të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Ndryshe nuk bëhet”, tha fillimisht Grubi.

Shtoi se Maqedonia e Veriut, që sipas tij është rëfim suksesi është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëv forcave vendore, fqinjëve, rajonit dhe e Bashkimit Europian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për të qenë suksesi i plotë, hapin e fundit duhet ta bëjmë bashkarisht, me dinjitet. Vendi jonë është udhëkryq i Ballkanit perendimor, tre nga drejtimet e këtij udhëkryqi u ndërtuan dhe janë të kalueshme me drejtime të duhura, edhe ai i Marrëveshjes së Ohrit, edhe ai i Prespës, edhe ai i autoqefalisë, ka mbetur për tu përfunduar me sukses vetëm edhe drejtimi i katërt i fqinjësisë së mirë që do na shpie në shtëpi, në Bruksel. Duke uruar që herën tjetër të takohemi me udhëkryq të përfunduar dhe në festë familjare, ju faleminderoj për vëmendjen tuaj”, tha Grubi.

Marketing