“PFD”, Grubi numëron sukseset e RMV-së në arenën ndërkombëtare: Dëshmuam para botës shembullin më të mirë të paqebërjes

0
167

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në konferencën, “Prespa Forum Dialogue” e cila për të dytin vit me radhë po organizohet në Maqedoni, tha se vitin e kaluar i gjithë vendi, pa dallim nga përcaktimi etnik festoi dhe kremtoi 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo që sipas Grubit , është një sukses i përbashkët, i dy komuniteteve më të mëdha, i komuniteteve më të vogla dhe i komunitetit ndërkombëtar.

“Këtë vit, kulturën e pajtimit, zgjidhjes së konflikteve, ndërtimit të paqes, synojmë ta shndërrojmë në shkollë për liderë të rinj në mënyrë që ta etablojmë shembullin tonë si rast unik dhe eksportues i bashkëjetesës dhe i prosperitetit. Por, rrugëtimi ynë i pajtimit nuk përfundoi këtu. Nënshkruam Marrëveshjen e Prespës duke bërë ndryshimin e Kushtetutës dhe i dëshmuam botës shembullin më të mirë të paqebërjes, modelin e zgjidhjes së të gjitha mosmarrëveshjeve”, tha ai.

Sipas tij, dora e pajtimit me vendin mik Greqinë na i hapi dyert e NATO-s dhe tashmë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian kemi krijuar miqësi të qëndrueshme.

“A humbëm diçka? Nga perspektiva e sotme them që absolutisht asgjë nuk kemi humbur, ja ku jemi, me miqësi të reja, në familjen e përbashkët, më të sigurt, më të fortë, më të bashkuar. Të nderuar.. Pas dy arritjeve të mëdha, pajtimit ndëretnik në vend dhe tejkalimit të një kontesti shumëvjeçar që pak kush mendonte se mund ta zgjidhnim, me po të njëjtën qasje, para disa javëve zgjidhëm edhe një kontest atë të autoqefalisë së Kishës Ortodokse të vendit – Arqipeshkvisë së Ohrit”, deklaroi ai.

Shtoi se storja e suksesit po RMV-ja po e rrumbullakëson, me ndihmën e miqve tanë në botën demokratike dhe me përkushtimin tonë.

“Forumi i sotëm po mbahet në rrethana vendimtare për përfundimin e rrugëtimit tonë pajtues, në ditët finale të një dialogu bilateral, të lehtësuar sërish nga dashamirët e vendit tonë. Në kontestin me Bullgarinë fqinje po japim gjithçka nga vetja për të përafruar qëndrimet dhe për të zhbllokuar rrugën tonë të integrimit përmes një miqësie të re”, pohoi zëvendëskryeministri i parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here