22.8 C
Skopje

Rama ia tha në sy Zelenskyt: Ukraina s’e njeh si shtet i pavarur, por Kosova ka mbështetur të gjitha sanksionet kundër Rusisë

Vizitën e tij zyrtare në Kiev, kryeministri Edi Rama e ka shfytëzuar për t’i bërë thirrje liderëve të Ukrainës që të njohin Kosovën si një shtet i pavarur. Presidentit ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij,  Denys Shmyhal, Rama ua kërkoi në sy që të njohin Kosovën, pasi e meriton.

Për të argumentuar qëndrimin e tij, Rama tha se pavarësisht se Ukraina nuk e njeh zyrtarisht, Kosova ka marrë të gjitha sanksionet e nevojshme kundër Rusisë, njësoj sot ë gjitha vendet e tjera të Europës.

UKRAINA ENDE NUK E KA NJOHUR KOSOVËN E THASH EDHE GJATË KONFERENCËS SË SHTYPIT, ME THASH EDHE PUBLIKISHT QË JU TË KONSIDERONI NJOHJEN PASI ATO NJERËZ E MERITOJNË E ATA REALISHT DËSHMUAN DIÇKA TË JASHTËZAKONSHME SEPSE NUK MBETEN PENGESË  E SË SHKUARËS SESI UKRAINA U SILL ASO KOHE KUR KOSOVA SULMOHEJ”, SHTOI KREU I QEVERISË.

Ukraina është mes shteteve që nuk e njohin Kosovën, përfshirë Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën nga vendet e Bashkimit të Europian. Me këto mesazhe, kreu i qeverisë shqiptare mbylli vizitën e tij gati 1 ditore në Ukrainë. Ai ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ku mes të tjerave dhanë lajmin se vendet e 3 Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një nga qytetet më të prekura nga lufta, me shpresën se do t’i bashkohet dhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, e Kosova.

Marketing