Dendias: E ardhmja e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

0
0

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka deklaruar sot nga “Forumi i Prespës për Dialog” se qëndron në përkrahje të fuqishme ndaj Maqedonisë së Veriut drejt rrugës europiane të vendit.

“Sot jam këtu në Ohër, në Dialogun e Forumit të Prespës, për të ripërsëritur parimin e vendosur të politikës së jashtme greke se e ardhmja e Maqedonisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, në vlerat evropiane, në hapësirën e përbashkët të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias në një deklaratë për gazetarët grekë pas arritjes së tij në ngjarjen e organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here