Rama mbledh sot kryebashkiakët. Për çfarë do diskutohet?

0
189

TIRANË- Të gjithë kryebashkiakët e vendit mblidhen sot te Pallati i Kongreseve në një takim me Kryeministrin.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve.

Ky takim, do të realizohet në kuadër të përgatitjes dhe mirëmenaxhimit të sezonit veror. Fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore.

AXHENDA:

11:00 – 12:00 Diskutim mbi Decentralizimin dhe Performancën Financiare të Qeverisjes Vendore Ministër i Brendshëm, Z. Bledar Çuçi Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama

12:00 – 12:30 Diskutim i hapur

12:30 – 12:45 Pushim kafeje

12:45-13:15 Paneli 1: Prezantimi i Raportit të Performancës Financiare të Qeverisjes Vendore për vitin 2021 Drejtor i Drejtorisë së Financave Vendore, Z. Fran Brahimi

Drejtuese e sektorit të Mirëqeverisjes dhe Shëndetësisë, Ambasada Zvicerane, Znj. Chantal Nicod

13:20 – 13:40 Paneli 2: Ecuria e Decentralizimit nga këndvështrimi i Qeverisjes Qendrore dhe asaj Vendore Zëvendësministër i Brendshëm, Znj. Romina Kuko

Kryetar Bashkie, Z. Gledian Llatja. Menaxher programi, Mirëqeverisja, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Orlando Fusco

13:40 – 14:00 Procesi i hartimit të Strategjisë së re Kombëtare të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore Drejtor i Përgjithshëm i AMVV, Z. Enea Hoti

14:00-14:30 Diskutim i Hapur & Përfundime / noa.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here