BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

0
85

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se nesër (e Diel, 19.06.2022) do të organizojë zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë për kryetar dege, anëtar të kryesisë së degëve, kryetar të këshillave vendor si dhe anëtar të këshillave vendor.

Degët e Bërvenicës, Bogovinës, Çashkës, Dollnenit, Gostivarit, Studeniçanit, Tearcës, Tetovës, Vrapçishtit dhe Zhelinës, nesër në mënyrë demokratike dhe të barabartë duke respektuar parimin një anëtar një votë, do të zgjedhin drejtuesit e tyre për një mandat të ri.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje të drejtëpërdrejta partiake po aplikon demokraci participative të drejtëpërdrejt me përfshirjen e afërsisht 11.000 anëtarëve në 10 degë.

Ky proces krejtësisht demokratik zhvillohet në të gjitha strukturat organizative, me sëpaku dy kandidatet për secilin këshillë vendor a po degë.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë që të bëhen pjesë e ndërtimit modern të së ardhmes tonë të përbashkët në 20 vjeçarin e ri.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, nesër, e diel 19 qershor, Kryetari Ahmeti do të mban konferencë për shtyp në ora 18:30 në selinë e BDI në Tetovë për ti shpallur rezultatet zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here