28.8 C
Skopje

Çmimet e banesave thyejnë rekord! 1,400 euro m2 në Ohër, 1,100 në Maxhari, 1,500 në Taftalixhe

Ndërtimi i apartamenteve të reja është në rritje, pavarësisht se censusi i fundit nxori në pah mbi 300 banesa të lira në vend, përcjell TV21. Në prill të këtij viti, komunat lejuan ndërtimin e 199 objekteve me 752 apartamente, me një sipërfaqe totale prej gati 62 mijë metra katrorë.

Në Keramidnicë të Shkupit, banesa në ndërtim shitet 1100 euro për metër katror, ​​çmimi është i njëjtë për banesat e përfunduara në Maxhari, çmimi i banesave në Taftalixhe tashmë i ka kaluar 1400 euro, në Gjorçe Petrov kërkohen 1200 euro për apartament në ndërtim e sipër.

Në Ohër, banesat e reja shiten me çmim prej 1400 euro për metër katror dhe mund të jenë edhe më shtrenjtë, varësisht nga vendndodhja.

Si zakonisht, në muajin prill shumica e lejeve të ndërtimit janë lëshuar në rajonin e Shkupit, por kësaj radhe lëvizje të madhe ka në rajonin e Vardarit. Çdo banesë e tretë për të cilën është lëshuar leja në muajin prill është në Shkup./TV21

Marketing