LSDM: Qytetarët nuk e përkrahën tubimin e VMRO-DPMNE-së, frekuentim i ulët dhe organizim i dobët

0
0

Nga LSDM thonë se protesta e paralajmëruar pompozisht e VMRO-DPMNE-së ka dështuar, gjegjësisht tek qytetarët shihet frekuentim i ulët dhe organizim i dobët, përcjell FLAKA.

“Në vend të protestës masive, siç paralajmëroi VMRO-DPMNE, sot bashkëpunëtorët dhe stafet partiake të Mickoskit erdhën në qeveri në komunat e drejtuara nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së. Qytetarët në qytetet në brendësi janë dëshmitarë të anulimit të autobusëve dhe furgonëve për transport të organizuar, për çka dëshmojnë videot dhe fotografitë e shumta të publikuara në media dhe në rrjetet sociale”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se VMRO-DPMNE-ja e pareformuar e udhëhequr nga Hristijan Mickosi di vetëm ta mbrojë krimin dhe ta dëmtojë shtetin, ndaj edhe sot, si shumë herë më parë, nuk e ka mbështetjen e qytetarëve.

“Qytetarët e Shkupit, por edhe në mbarë vendin, nuk e kanë përkrahur Hristijan Mickoskin dhe ky është fakt me të cilin ai do të duhet të përballet”, thonë nga LSDM.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here