Nesër mbahen zgjedhjet brendapartiake në BDI, Grubi: Ejani të gjithë dhe bëhuni pjesë e ndërtimit modern të së ardhmës tonë të përbashkët

0
54

Nesër Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në 10 degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar.

Zgjedhjet do të mbahen për për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor dhe anëtarë të kryesisë së degëve.

Votimet do të realizohen sipas parimit një anëtar, një votë.

Nesër, Bashkimi Demokratik për Integrim po bën historinë duke organizuar zgjedhje në 10 degë për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor, anëtarë të kryesisë së degëve dhe këshillave vendor.
BDI prin si partia e parë në rajon që zhvillon proces krejtësisht demokratik në të gjitha strukturat organizative të veta.
Një anëtar, një votë, është parimi të cilit duhet t’i përmbahen të gjithë për të dalë të barabartë, fitimtarë, më të fuqishëm, më të konsoliduar dhe për të siguruar jetëgjatësinë organizative.
Ejani të gjithë në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe bëhuni pjesë e ndërtimit modern të së ardhmës tonë të përbashkët, ka shkruar kështu Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here