Protestën e sotme të VMRO DPMNE-së në Shkup e kanë përkrahur shumë nga anëtarësia e Levicës opozitare, subjekt politik i njohur për proklamimin e vazhdueshëm të qëndrimeve pro ruse në vend.
Në rrjetet sociale në Facebook dhe Twitter aktivistët e Levicës kanë postuar edhe fotografi nga pjesëmarrja e tyre në këtë protestë.
Përvec Levicës, pjesë e protestës ka qenë edhe partia e Janko Baçevit dhe duke e pasur parasysh këtë po kompletohet trinomi opozitar që ka për synim destabilitimin e vendit, dezorientimin e tij nga agjenda europiane dhe përhapjen e propagandës ruse.