“Tetova si Dubai”, tetovarët e masakrojnë Bilall Kasamin “Çfarë Dubai çfarë qameti”

0
99

Bilall Kasami erdhi në krye të komunës me një premtim të madh për qendrën e Tetovës. Premtoi se qendra e Tetovës do të duket si në Dubai me parking nëntoksor, hapësira gjelbëruese me kënd lojrash për fëmijë dhe me shumë risi tjera. Gati një vit nga ardhje e tij në krye të komunës nuk shihen as 1% të seriozitetit të tij për premtimet e tij që tani më janë vetëm letër dhe viideo 3D. Tetovarët nuk i besojnë Bilall Kasamit, ata thonë se kurrë Tetova nuk do të ndryshojë, e lere më të duket si në Dubai.
“Jo be Dubai, çfarë qameti”, “Tetova do të duket si në Banglladaesh”, “Çfarë Dubai be, lere mos ma çel gojën”, “Çfarë Dubari be” janë përgjigjet e anketës të realizuar nga TetovaSot, nëse Tetova me Bilall Kasamin do të duket si në Dubai.

Një vit në krye të komunës, Kasami ka realizuar një rrugë e cila ishte e kontraktuar që nga ish kryetarja e komunës, Teuta Arifi. Në Tetovë vazhdojnë punimet në Bulevaridn Bllagoja Toska e financuar nga TAV Maqedoni, shetitorja rreth lumit Shkumbin projekt i TAV Maqedoni dhe një rrugë e cila u masakrua me prerjen e drunjëve rruga “Strasho Pinxhur” është njejtë projekt i kontraktuar nga ish kryetarja e komunës.

Vlen të theksohet se komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin ka nësnhrkuar mbi 200 kontrata në vepër një veprim i njejtë si i Teuta Arifit që kishte për tetë vite 400 kontrata dhe komuna arriti të hyjë në borxh katastrofal.

Ndryshe me 20 Gusht, nga paaftësia e menaxhimit të komunës së Tetovës në krye me Bilall Kasamin do të mbahen zgjedhjet e para historike për këshillin e komunës menjëher pas tetë muajve qeverisje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here