1 muaj para dasmës familjes iu vodhën 100 mijë euro

0
82

Një vjedhje e rëndë, me vlerë 100 mijë euro, u krye mëngjesin e 22 qershorit të vitit 2017 në fshatin Aranjell të Kërçovës. Viktimë e kësaj vjedhjeje është familja Adili. Kryfamiljari thotë se vjedhësit u futën përmes objektit  ku mban ushqimin për bagëtinë, pastaj në ballkon, ndërsa për të dalë e shfrytëzuan dritaren e katit përdhese.

 “Më 22 e 6-2017, ora ka qenë 9:30-10:30, unë kam qenë me traktorin në fushë, shoqja ka qenë tek shtëpia tjetër, ka ardhur këtu ka fillua të kosiste barin, e dëgjon portën në momentin që dalin ata duke bërë zhurmë porta, i sheh dy persona me maska të zeza, me doreza me qese të zezë duke dal nga porta, i sheh mirë, sapo kalojnë murin i heqin maskat, i heqin dorezat vazhdojnë në këmbë poshtë, Taxi Bella i ka prit 200 metra më poshtë deri në fund të rrugës atje hyjnë në taksi dhe vazhdojnë për në Kërçovë”, tha Safet Adili, i dëmtuari.

Kjo familje po përgatitej për dasmë, andaj e kishin në shtëpi të gjithë arin dhe paratë, të cilat siç thonë, ishin 15 mijë euro dhe 2700 franga zvicerane.

“Pas një muaji kam pasur dasmën e djalit martesë e organizuar krejt, kam pas para, kam pas euro edhe franga zvicerane, kam pas ar për të dyja nuset edhe për të djalit madh edhe për të djalit vogël krejt ata mi kanë marr, vlera përafërsisht 100 mijë euro”, Safet Adili, i dëmtuari.

Ndonëse zonja e shtëpisë në deklaratën e saj para policisë ka pohuar se i ka parë kush janë autorët e vjedhjes, lënda në prokurori ende është e klasifikuar si vjedhje e rëndë me autor të pa njohur.

“Krim teknika i morën të gjitha analizat, në rastin e parë në të dal prej shtëpie kur u kryen procedurat e kam ndal inspektorin Genço Llazarov dhe e kam pyet çfarë mendimi, ai me tha vjedhësin e ke në oborr. Për cilin mendon nuk dua të jap detaje se i din policia ata punë”, pohoi Safet Adili, i dëmtuari shkruan Tv21

Nga viti 2017 deri në vitin 2021 nuk u bë asgjë në lidhje me zbardhjen e vjedhjes, andaj në 2021-shin  Adili filloi të kërkojë përgjigje.

“Prej atëherë as nuk më kanë thirr as në polici, as në prokurori askund, ky rast me një fjalë ka qenë i organizuar nga policia, vjedhësit dhe gjykatës”, tha Safet Adili, i dëmtuari.

Policia na tha se materialin e marrë ditën e vjedhjes e kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Kërçovë. Këta të fundit i thanë TV21 se rasti në vitin 2017 është formuar në Prokurorinë Themelore Gostivar. Me ndryshimin e Ligjit për Gjykatat dhe ndryshimin e kompetencës, lënda është dorëzuar për veprim kompetent në Prokurorinë Themelore në Kërçovë si prokurori me kompetencë të zgjeruar dhe është duke u zhvilluar si lëndë kundër një autori të panjohur.

“Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë provë materiale që do të tregonte autorin e mundshëm të krimit. Pas pranimit të rastit në Prokurorinë Publike Kërçovë, janë ndërmarrë disa veprime hetimore duke dëgjuar të dëmtuarin dhe disa dëshmitarë, me qëllim të gjetjes së autorit të veprës penale. Duke qenë se autori i krimit nuk është identifikuar deri më sot, vijojnë veprimet hetimore për gjetjen e provave të reja dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Me ankesën e të dëmtuarit Safet Adili, lënda me të gjitha shkresat i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Gostivar”, thonë nga Prokuroria Publike Kërcove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here