28.8 C
Skopje

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq nesër vendosin për pesëmarrjen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

TAKIM ONLINE NË PRAG TË SAMITIT NË BRUKSEL

Në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, është mbajtur një takim online I jashtëzakonshëm për “Ballkanin e Hapur” midis Kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovacevski dhe Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajmi është dhënë nga Kryeministri Kovaçevski përmes profilit zyrtar në Facebook.

Sic shkruan Kryeministri Kovaçevski, është biseduar për pozicionet kombëtare të vendeve të rajonit, perspektivat rajonale si dhe për dinamikat e procesit eurointegrues. Është dakorduar që pas konsultimeve plotësuese interne, nesër të merret vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e tyre më Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Ndryshe, siç njofton Kryeministri, gjatë takimit është biseduar për shumë tema që janë të rëndësishme për rajonin dhe është ngritur nisma për Agjenicinë për tërheqjen e investimeve të “Ballkanit të Hapur”, që do të mundëojë zhvillim ekonomik të rajonit. /KlanMacedonia/

Marketing