Policia do t’i intensifikojë kontrollet! Të shtënat me armë në dasma dënohen me gjobë nga 200 deri në 500 euro

0
80

Policia në rajonin e Pollogut në periudhën e ardhshme do t’i intensifikojë dukshëm aktivitetet kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin e gjuajtjes me armë zjarri, bërjen e fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Këto ditë po mbahen takime të grupeve këshilldhënëse të qytetarëve dhe të komuniteteve lokale dhe urbane në Pollog për të reduktuar dhe parandaluar çrregullimet e tilla të rendit dhe qetësisë publike.

Nga SPB Tetovë sqarojnë se në dy muajt e ardhshëm (korrik dhe gusht), në rajonin e gjerë të Pollogut janë planifikuar dhe do të organizohen një sërë dasmash dhe festa të tjera.

“Festimet e tilla në vitet e kaluara, pak a shumë, karakterizoheshin me çrregullime të herëpashershme të rendit dhe qetësisë publike, më së shpeshti me gjuajtje me armë zjarri apo me rregullimin e paautorizuar të fishekzjarreve, përkatësisht me përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike”, tha zëdhënësi Marjan Josifoski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera zjarri, si dhe nga organizimi i paautorizuar i fishekzjarreve, të cilat së fundmi janë bërë përmbajtje e detyrueshme dasmash, pra praktikë në këtë fushë.

Të shtënat e paautorizuara në festimet familjare mund të sanksionohen si shkelje, por mund të jenë edhe vepër penale.

“Të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dhe gjoba për këtë lloj kundërvajtje, sipas nenit 31, varion nga 200 deri në 500 euro. Gjithashtu, në varësi të pasojave, të shtënat mund të jenë krim i “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, i cili dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal), tha zëdhënësi i policisë.

Për të shmangur shqetësimet dhe ndëshkimet, SPB-ja e Tetovës rikujton se fishekzjarrët e dasmave duhet të lajmërohen në stacionet policore apo repartet e zonës ku organizohen, varësisht nga kategoria e tyre, dhe organizatorët e tyre t’i zbatojnë me kohë masat e parapara parandaluese. E njëjta gjë vlen edhe për festat e tjera që do të organizohen në raste të ndryshme.

Policia rikujton se efektivët e saj do të jenë më të shpeshtë në terren dhe do të kontrollojnë planin për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here