Haraçina 3 ditë pa rrymë elektrike/ EVN-ja ankohet se ekipet e tyre po sulmohen, qytetarët mohojnë

0
0

Ka tre ditë që një pjesë e Haraçinës është pa rrymë elektrike. Banorët e revoltuar thonë se i paguajnë faturat rregullisht, andaj shprehen të habitur se pse rryma është ndërprerë.

Sot e treta ditë që nuk kemi rrymë elektrike, shiko nuk e kanë mbuluar panelin e rrymës elektrike.

A i paguani faturat e rrymës elektrike?

Të gjitha, nëse dëshiron t’i sjell faturat. Faturën më të madhe e kam paguar 17mijë denarë.

Tv21 pyeti në EVN se ku është problemi, e nga atje fajin e hedhin te qytetarët të cilët sipas tyre, lidhen ilegalisht në rrjet dhe shkaktojnë defekte.

“Në Haraçinë, vendasit ua ndalojnë qasjen ekipeve të Elektrodistribuimit dhe i pengojnë gjatë kryerjes së aktiviteteve teknike të përditshme si dhe sanim të defekteve. Për shkak të shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal të energjisë elektrike nga ana e banorëve, mbingarkohen trafostacionet dhe shkaktohen defekte të mëdha. Ekipet e Elektrodistribuimit ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Me këtë, në tërësi pamundësohet funksionimi normal dhe kryerja e punës”- thanë nga EVN-ja.

Qytetari me të cilën biseduam mohon se kanë sulmuar ndonjëherë ekipet e EVN-së.

Ekipi i EVN ankohet që kanë ardhur për t’i rregullur por ju nuk i keni lejuar, a është e vërtetë?

Ajo është një gënjeshtër, këtu ka një problem, këtu është politika e përzier, strukturat që kanë qenë më herët me qëllim e bëjnë këtë për arsye që nuk i kemi votuar.

TV21 u drejtua edhe te komuna e Haraçinës për ta pyetur se a ka marrë ndonjë masë që kjo çështje të zgjidhet. Kryetari Ridvan Ibrahimi me përgjigje:

“Mendojmë që kompania EVN duhet të bën ndryshimin e funksionimit në vendbanimin tonë, ku ne kemi propozuar që kompania EVN të ketë një qendër të energjisë konsumatore, ku aty do të kenë mundësi të gjithë banorët të paraqesin problemet dhe të iu lehtësohet banorëve për ta kryer obligimin ndaj EVN. Vlen të theksohet se EVN beri largimin e kompanisë së sigurimit që me vite ishte aktiv ne komunën tonë. Lus kompaninë EVN që të merr me seriozitetin më të madh dhe të bëjnë përmirësimin e gjendjes me energjinë eklektike ne tërë vendbanimin tonë”, deklaroi Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës”- deklaroi Ridvan Ibrahimi – Kryetar i komunës së Haraçinës.

Ne duhet të zëmë avokat se ne i paguajmë edhe le të paguan njëherë EVN-ja siç paguajmë ne çdoherë dënime dhe gjëra tjera, por nuk kemi kush na udhëheqë.

Kryetari i komunës na ka thënë bëhuni 100 persona që e paguani rrymën dhe shkoni tek EVN-ja. Ai e përfaqëson jo vetëm fshatin e Haraçinës e përfaqëson Majancën, Grushinën, tash ne të qohemi para kryetarit komunës të shkojmë tek EVN-ja kush jemi ne?

Kjo nuk është hera e parë. Haraçinasit shpesh mbeten pa rrymë elektrike me ditë të tëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here