22.8 C
Skopje

Grubi: Rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka informuar qytetarët për dallimin në rrogën mesatare që nga Prilli i vitit të kaluar me këtë të sotmen.

Dallimi nga muaji Prill i vitit të kaluar dhe i këtij viti në pagën mesatare neto është 3.087 denarë më shumë ose 10.9%.

Kjo nuk do të ndalojë me kaq, pasiqë krahas shumë sfidave që përballemi jo vetëm ne por edhe mbarë globi, rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë.

Qytetarët janë destinacioni ku ne e drejtojmë buxhetin, për një mirëqenie më të mirë duke u përkushtuar në ngritjen e standardit të të gjithë neve.

Shifrat e përshkruara në grafikone tregojnë qartë përkushtimin tonë.

Marketing