VIDEO/ Lajme të mira nga Bullgaria, Pançev: Edhe Qeveria teknike mund të merr vendim për heqjen e vetos

0
84

Pse ra Qeveria Pektov? A pranohet propozimi francez në Bullgari? A do ta bllokoj Bullgaria edhe më tutje Maqedoninë ose vetoja do të hiqet.

Për këto tema aktuale e të “nxehta” portali informative, indeks.mk ka folur me njohësin e rethanave politike në Bullgari Anton Pançev. Ai në prononcimin e tij ka thënë se partitë politike në Bullgari janë të unifikuara për problemin që shteti ka me Maqedoninë dhe se Qeveria e Bullgarisë ka rënë për shkak të krizës ekonomike dhe për shkak të mënyrës së ndarjes së buxhetit për të cilën kishte pakënaqësi brenda partnerëve të koalicionit.

Pançev mes tjerash thotë se shumica e partive politike që veprojnë në shtetin fqinjë janë pro dhe pajtohen me propozimin francez dhe se ata që e bëjnë nëpër media kinse e kundërshtojnë e kanë vetëm për të përfituar pikë politike dhe se të njëjtën e shfrytëzojnë për politika ditore, njofton indeks.mk

Ai mes tjerash thotë se pavarësisht faktit se nuk ka Qeveri dhe pritet emërtimi i Qeverisë teknike, e njëjta do të ketë mundësi të votojë “pro” ose “kundër” vetos. Pra siç tha ai, Qeveria teknike do të ketë të drejtë të vendos për veton, nëse do të hiqet ose do të mbetet.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Anton Pançev:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here