Zëvendëskryeministri i parë Grubi takoi rektorin Zeqiri. Universiteti “Nënë Tereza” së shpejti me kampus të ri universitar

0
0

Zëvendëskryeministri i parë i vendit dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri kanë mirëpritur sot në takim rektorin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup z. Izet Zeqirin.

Gjatë këtij takimi, Grubi dhe Zeqiri bashkëbiseduan rreth rrethanave aktuale të arsimit të lartë në vend, sfidat e funksionimit të Universitetit “Nënë Tereza”, nevojat e kuadrit të saj akademik dhe të studentëve, si dhe shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit për infrastukturor dhe programor të universitetit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi fillimisht ka përgëzuar rektorin Zeqiri për emërimin në krye të universitetit dhe i ka uruar suksese në avancimin sa më cilësor të funksionimit të kësaj vatre të dijes duke shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë së vendit në drejtim të ngritjes së cilësisë të procesit studimor.

Temë e diskutimit mes tyre ishte mbi të gjitha kampusi i ri universitar në zonën e ish kazermës “Ilinden”, me ç’rast u potencua rëndësia e realizimit të këtij projekti infrastrukturor që do të sigurojë cilësi edhe më të madhe të procesit studimor.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri kanë informuar rektorin Zeqiri se së shpejti do të fillohet me rikonstruimin dhe adaptimin me standard bashkëkohor të objekteve ekzistuese për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe studentët, pasi për këtë veçmë është realizuar pranim – dorëzimi i lokacionit dhe janë përfunduar të gjitha procedurat administrative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here