28.8 C
Skopje

Macron: Javën e ardhshme mundësi progresi për Shkupin dhe Sofjen

Forcat politike në Bullgari kanë detyrën europiane tê votojnë propozimin francez. Javën e ardhshme ka mundësi për ecjen përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë është përgjigjur Presidenti francez, Emanuel Macron, pyetjes së korespodentes së Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, se çfarë do t`u thotë qytetarëve të RMV-së dhe Shqipërisë që kanë 30 vjet që presin në dyert e Europës.

« Së pari, është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka bërë një punë historike me një kurajo të liderëve historikë, si Zoran Zaev që kanë marrë përsipër të gjitha rreziqet e nevojshme për të ndryshuar emrin e vendit dhe për të ndryshuar Kushtetutën e vendit. Më tej një shtet anëtar ka ndërhyrë me vonesë dhe ka kërkuar që të ketë ndryshime. Ne nuk mund të bëjmë sikur problemi nuk ekziston. A është e drejtë ndaj Maqedonisë së Veriut ? Do jua them me shumë sinqerite:. Jo. Eshtë për këtë arsye që ne kemi ushtruar shumë presion mbi Bullgarinë këto muajt e fundit, ka deklaruar Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Presidenti Macron tha se forcat politike në Bullgari kanë detyrën e tyre europiane për të votuar mbi bazën e arritjeve, kurse më pas, sic u shpreh Presidenti Macron, do takohemi me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut për të finalizuar këtë marrëveshje.

Nëse e gjitha kjo avancon në këtë mënyrë, atëherë ne mund të ecim përpara duke filluar që nga java e ardhshme, duke filluar nga organi i ambasadorëve të përhershëm të BE-së e më pas duke vijuar me procedurën dhe të mund të avancojmë kështu me këtë projet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por keni të drejtë, ata kanë pritur shumë duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet që kanë bërë”, ka deklaruar Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Epilogu I djeshëm, hedhja poshtë e propozimit francez, në mënyrë plotësuese ka vështirësuar situatën edhe ashtu të komplikuar për shkak të rënies së qeverisë bullgare. Vlerësimet janë se në këtë periudhë hapësira e manovrimit në Shkup e Sofje është shumë e vogël. Disa diplomatë avropianë publikisht kanë kritikuar Bullgarinë për pozicionin e saj dhe madje haptazi flasin se “konsensusi paraqet problem gjatë vendimmarrjes në BE, që u dëshmua me rastin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing