29.8 C
Skopje

Pritje të gjata në Tabanoc dhe Bogorodicë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata dhe me intensitet të rritur jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare në Bogorodicë dhe Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet deri në 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

 

Marketing