“Rëndësi jetike”/ SHBA: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
63

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka komunikuar qëndrimin e saj në lidhje me pasigurinë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut pas samitit të dështuar BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel.

“Ne e konsiderojmë besueshmërinë e perspektivës së zgjerimit të BE-së si një rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ai theksoi se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jete e mundur.

Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez, në të cilin draftversioni për hapjen e negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vendosen si kusht për procesin negociues për anëtarësimin e vendit në Union.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here