23.8 C
Skopje

Si do të ruhet kursi pro europian pas vetos bullgare? Ministri Osmani jep përgjigjen

Shkup, 25 Qershor – I pari i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në intervistën e sotme për “360 shkallë” është deklaruar për veton e fundit bullgare dhe sa është e vështirë të mbahet kursi pro evropian në këto çaste kur kredibiliteti i BE-së shkon duke u zbehur.

“Ka parti në këtë shtet, ka njerëz në këtë shtet, të cilët nuk do të lejojnë që shteti të devijojë në politikën e jashtme. Që do të jetë vështirë të mbahet kursi për shkak ambientit të keq që do të krijohet, po. Megjithatë, mendoj që do të adaptohemi. Ne nuk do të dorëzohemi nga BE. Do të gjejmë mënyra, do të fokusohemi brenda në reforma – këto të mos dështojmë. Por, këtyre ditëve do të fokusohemi në mundësitë për kthesë”, tha ministri Osmani.

Sipas Osmanit, nëse ka ndonjë propozim, do të konsultohen institucionet dhe do të merret një vendim.

“Absolutisht nuk do të udhëhiqemi nga sulme hibride, nga politikanë të zhgënjyer që mendojnë se mund të rikthejnë karrierat e tyre në kurriz të popullit”.

Marketing