Janë arrestuar 12 persona në Strugë, kanë prerë drunjtë në mënyrë të paligjshme

0
84

Dje në brezin pyjor në malin Karaorman, në rajonin e fshatit Misllodezdë të Strugës, janë ndërmarrë masa të koordinuara nga punonjësit policorë të Njësitit për Shpërndarje të Shpejtë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim, SPB Ohër, Policia Pyjore dhe NP “Pyjet Kombëtare” me çka janë arrestuar 12 persona të moshës 23 deri në 49 vjeç, nga të cilët tetë shtetas shqiptarë dhe katër shtetas të Maqedonisë.

Sipas informacioneve të MPB-së, ato janë gjetur gjatë prerjes së paligjshme të druve të zjarrit, gjatë së cilës në vend janë gjetur disa metër kub dru të prerë, automjete, kamionë, traktorë, sharra me motor dhe sëpata.

“Personat janë ndaluar në një stacion policor, automjetet me drunjtë e prera pa leje janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të ngrihet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here