BEG zyrtarisht mbeti pa lejen për ngrohje qendrore

0
50

Komisioni Rregullator ia hoqi licencat kompanisë Ballkan Enerxhi Grup për shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike në Shkup. Me vendimin e sotëm, BEG nuk posedon më licencë për të ushtruar veprimtari energjetike, pasi vetë ata thanë se për shkak të rraskapitjes financiare nuk mund të punojnë më. Tashmë në lëvizje është Qeveria, e cila do të duhet të shpallë thirrje publike për përzgjedhjen e kompanie të re që do të marrë përsipër ngrohjen e kryeqytetit. Nga Qeveria paralajmëruan se nëse nuk ka asnjë kompani të interesuara, udhëheqja do të kalojë në duart e EMV-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here