23.8 C
Skopje

Grubi: Autostradë nga Bllaca me Kosovën e gjer në Qafë Thanë me Shqipërinë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin për miratimin e vendimit për garancionin e huamarrjes  për ndërtimin e aksit rrugor nga vendkalimi kufitar Bllacë deri tek nyja lidhëse Stenkovec në Shkup.

Grubi ka sqaruar se tashmë janë siguruar mjetet e nevojshme për ndërtimin e aksit të dytë të kësaj autostrade përmes financimit nga BERZH me mjete të Bashkimit Europian nga instrumenti WBIF.

Rrumbullakësimi i këtij projekti sipas Grubi është i një rëndësie jetike pasi që do të mundojë qarkullimin në autostrade nga Bllaca e deri në Qafë Thanë.

Në vazhdim postimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi:

Nga Bllaca në Qafë Thanë me autostradë

Sot, Kuvendi miratoi garancionin e huamarrjes për ndërtimin e aksit rrugor nga vendkalimi kufitar Bllacë deri tek nyja lidhëse Stenkovec në Shkup.

Për nënaksin e parë prej 2 km i cili është duke u ndërtuar, mjetet janë siguruar nga Buxheti i NPRRSH-së ndërsa nënaksi i dytë prej 10.5 km do të financohet nga BERZH-i që është në fazën e projektimit, me grant të siguruar nga BE-ja instrumenti WBIF.

Projekti që do të zbatohet nga NPRRSH-ja do të financohet me mjetet si në vijim:

167.6 milionë euro nga BERZH,
20.82 milionë euro Grant investues nga WBIF-ja
5.68 milionë euro Grant për asistencë teknike nga WBIF-ja (përkrahje teknike për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit).

Njëkohësisht, jam shumë i lumtur që edhe koha e vënies së gurthemelit të Korridorit 8 po afrohet dhe me këtë po realizojmë ëndrrën dhe premtimin e dhënë për realizimin e proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.

Marketing