iPhone është smartfoni më i shitur në segmentin premium

0
74

Sipas një raporti të fundit të Counterpoint Research, Apple kishte një pjesë të tregut prej 62% në segmentin global të smartfonëve premium në tremujorin e parë të këtij viti, pra ata më të shtrenjtë se 400 dollarë.

Me fjalë të tjera, dy në çdo tre telefona inteligjentë të shitur për mbi 400 dollarë ishin iPhone. Sipas të dhënave, në tremujorin e parë të vitit 2022, 23 për qind e përdoruesve në segmentin premium vendosën të blejnë iPhone 13, 13 për qind e tyre zgjodhën versionin Pro Max, ndërsa versioni Pro ishte zgjedhja për nëntë për qind prej tyre.

Në vendin e katërt është iPhone 12, i cili është zgjedhur nga tetë për qind e klientëve, ndërsa në vendin e pestë është Samsung Galaxy S22 Ultra 5G, si telefoni Android më i shitur në segmentin premium.

Për shkak se segmenti premium përfshin telefona më të shtrenjtë se 400 dollarë, kjo do të thotë gjithashtu se disa pajisje të rangut të mesëm mund të bien në këtë kategori, siç është Samsung Galaxy A53 5G, i cili është një zgjedhje popullore për shumë përdorues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here