KRRE me seancë përgatitore për reformën e sistemit tarifor për energjinë elektrike

0
91

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) do të mbajë seancë përgatitore për reformën e sistemit tarifor për energji elektrike (bllok tarifa).

Seanca përgatitore, siç është paralajmëruar, do të mbahet në Amfiteatrin e Fakultetit elektronikë dhe teknologji të informacionit – FETI në Shkup.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski javën e kaluar paralajmëroi se gjatë kësaj seance do të definohen blloqet për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal me energji elektrike.

Bislimovski, atëherë në konferencë për shtyp, theksoi se do të ketë rritje të blloqeve fillimisht të prezantuara, veçanërisht tek kufijtë e bllokut të dytë dhe të tretë, të cilët fillimisht u prezantuan në debatet publike – në bllokun e parë është paraparë të jenë konsumatorët të cilët shpenzojnë deri në 210 kilovat orë energji elektrike, në bllokun e dytë prej 211 deri në 420, në bllokun e tretë prej 421 deri në 630 dhe në të katërtin mbi 630 kilovat orë energji elektrike.

Çmimin të cilin qytetarët do ta paguajnë rrymën mas 1 korrikut të këtij viti do të varet nga ajo sa rritje të çmimit do të kërkojë furnizuesi universal EVN houm, pasi EMV-ja, nga oferta e të cilët varet më së shumti rryma, të premten ofroi çmim prej 48 e/MWh në tenderin për furnizimin e furnizuesit universal me energji elektrike për nevojat e tregut rregullator, që është rritje prej shtatë eurove në krahasim me çmimin e vitit të kaluar prej nga 41 euro për megavat orë.

SHA EMV, në kumtesë për media, njoftoi se edhe sivjet sërish do të dorëzojnë 100 për qind për nevojat e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël, edhe pse ligji u jep mundësi të dorëzojnë energji prej vetëm 60 për qind nga nevojat e EVN Home. EMV-ja, merr pjesë me rreth 32 për qind në çmimin për konsumatorët e skajshëm.

MEPSO dhe Elektrodistribuimi javën e kaluar tani më kanë dorëzuar kërkesë deri tek KRRE-ja për rritjen e pjesës së tyre në çmimin e energjisë elektrike për 60 deri në 80 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here