Në Shkup sot do të zhvillohet koncert-homazh për artistin amerikan Derek Han

0
51

Sot (27 qershor) në orën 19:30 te Filharmonia Nacionale në Shkup, do zhvillohet koncerti koncert-homazh për Derek Han, artist amerikan me famë botërore, mik i dashur i vedeve të Ballkanit, i cili vdiq nga Covid-19 në Prill 2021.

Ky personalitet eshte nder artistet e pare qe kanë ardhur në Kosovë pas luftes qysh nga viti 2000 deri para pandemise ne festivalin KosovaKamerfest.

Artisti Amerikan ka qenë shume i afert me komunitetin artistik të Prishtinës dhe Tiranës dhe në kohen e fundit edhe me Shkupin.

Derek Han ka ndihmuar shumë në shkollimin e talenteve të rinj shqiptarë në shumë qendra evropiane dhe amerikane.

Organizohen 3 koncerte në datat 27 Qershor, Shkup ; 28 Qershor, Prishtinë; 5 Korrik, Tiranë; së bashku me Filharmoninë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Teatrin e Operës dhe Baletit ne Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here